AKTUALITET, 24 Korrik 2023, 20:01

Merr flakë kamioni në tunelin e Elbasanit, policia jep detajet

Merr flakë kamioni në tunelin e Elbasanit, policia jep detajet

Një kamion ka marrë flakë në afërsi të tunelit në aksion Elbasan-Tiranë. Policia bën me dije se dyshohet se shkak është bërë një defekt.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:30, në tunelin e autostradës Elbasan-Tiranë, ka marrë flakë në ecje e sipër, automjeti tip "Kamion", me drejtues shtetasin V. M. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.