TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mentor Kikia thotë se grupi Alibeaj në PD, është i sponsorizuar nga amerikanët, në mënyrë që të jenë oponentë të Berishës dhe qëllimi nuk është mbajtja e konfliktit në PD, por largimi i Berishës.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Kikia tha se ky grupim do të ekzistojë për sa kohë Berisha të jetë në PD.
"Nëse është edhe rol i Ramës, atëherë është zotësi politike, sepse në fund të fundit e mban opozitën në konflikt.
Ideja e mbajtjes së PD në konflikt, nuk besoj se ky është qëllimi, por qëllimi është mbajtja të fuqizuar një grup kundër Berishës. Mendoj se kjo është me sponsorizimin e SHBA-vë.
Kur zoti Berisah nuk do të jetë në këtë autostradë, kjo kauzë bie dhe kjo luftë shpërbëhet bashkë me të.
Për sa kohë të jetë Berisha, do tv vijojë të ekzistojë grupi anti-Berishë, deri në një proces zgjedhor, kur vota e elektoratit të vendosë përfundimisht se kush do të mbetet ose jo në parlament", tha ndër të tjera Kikia.