AKTUALITET, 18 Prill 2022, 21:21

"Ka një plan për të mbajtur PD-në të destabilizuar"/ Sejamini: Grupi parlamentar po luan rol inatçor, përçarës, pengmarrës

"Ka një plan për të mbajtur PD-në të
Neritan Sejamini në TPZ

Neritan Sejamini thotë se ka një plan që Partia Demokratike, të vijojë të jetë e destabilizuar. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini tha se grupi parlamentar i PD, nuk ka asnjë rol dhe nuk mund të marrë vendime për partinë, ndaj 30 deputetët që kanë firmosur paltformën e Alibeajt, thjesht e dëmtojnë më shumë partinë. 

"Deputetët nuk kanë rol në vendimarrjen e brendshme të partisë. Është sikur të firmosim edhe ne këtu edhe ti vendosim kushte PD-së. Ajo që është e qartë, duket që ka një prirje, për ta mbajtur PD-në të destabilizuar.

Kur gjykata njohu vendimet e Kuvendit të thirrur nga Berisha, u duk sikur kjo do të ishte një zgjidhje. Filluan edhe përpjekjet për ta mbajtur të destabilizuar.

Grupi parlamentar jo vetëm nuk ka rol, por pjesa më e madhe e tyre janë të mbaruar komplet, nuk i njeh askush, i ka vendosur Luli në listë. Këta do të vënë kushte? Janë deputetë pa asnjë lloj roli në vendimarrjen e brendshme.

Alibeaj nuk ka mbledhur asnjë forum të partisë. Këta njerëz nuk kanë fare mbështetje në elektorat. Kjo përpjekje e tyre është inatçore, përçarëse, pengmarrëse.

Ky rol i tyre duhet ndaluar. Ka vetëm dëme dhe nuk sjell asgjë të mirë", tha Sejamini.