AKTUALITET, 18 Prill 2022, 21:11

"PD si Titaniku, ka marrë shumë ujë, do të fundoset!"/ Kreshnik Spahiu: Kjo parti duhet të shpërbëhet! Miliona euro në lojë për selinë!

"PD si Titaniku, ka marrë shumë ujë, do të
Kreshnik Spahiu në TPZ

Kreshnik Spahiu, ishte i ftuar në emisonin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për krizën e partisë demokratike dhe grupimet që janë formuar brenda kësaj partie. 

Spahiu tha se PD do të shpërbëhet dhe e gjithë lufta sot bëhet për selinë, ku sipas tij janë në lojë miliona euro. 

"Ka një hendek të madh mes grupit parlamentar dhe partisë. Ata që kanë mandate deputeti janë të gjithë me Amerikën dhe me Enkelejdin apo Lulzimin. Pjesa tjetër e partisë, që nuk kanë poste, janë me Saliun, kundër deputetëve. Ajo është parti, si Titaniku, që nuk ka marrë një vrimë, por ka marrë aq shumë ujë sa nuk i shmanget dot fundosjes.

Ligjërisht, kjo parti duhet të shpërndahet. E thotë ligji, në bazë të nenin 26 të Ligjit për Organizimin e Partive Politike, një parti që ndahet në më shumë se dy grupime, gjykata duhet të deklarojë shpërndarjen. Nga PD janë krijuar 14 parti. Pra, ligjërisht kjo parti e ka humbur funksionon në të cilën është krijuar. Ligji nuk thotë kush ka shumicën. Edhe kur janë 70/30 kjo parti duhet të shpërndahet.

Konflikti i ngjan një divorci, kush do të marrë pasurinë. Pasuria është selia. Janë miliona euro. Puna është kush merr kalamajtë, domethënë elektoratin dhe pasurinë, selinë.

Saliu thotë të bashkohemi, kur gjykata të ka njohur si stadium, dhe vendimi që njeh gjykata është shkarkimi i Lulit. Tani Saliu thotë, ditën që po shkarkon, të bashkohemi. Pra në mëngjes shkojën për divorc, në darke thonë të martohemi. Kjo martesë nuk funksionon më. Vetëm në një rast funksionon, sikur Berisha dhe Luli të bëjnë lojë për amerikanët.

Në çdo rast tjetër, bashkimi nuk do të ndodhë dhe do të krijohen dy parti", tha Spahiu.