TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreshnik Spahiu thotë se Berisha po nxiton të marrë Partinë Demokratike nën kontroll, sepse ka informacione se SHBA-të kanë plan B, për të "çmontuar grupin e tij".
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Spahiu tha se SHBA-të janë të shqetësuar për rritjen e një fryme anti-amerikane në Shqipëri, të cilën ai ia faturon Berishës dhe mbështetësve të tij.
"Berisha ka informacion, që SHBA-të kanë një plan B, plan C, për ta çmontuar të gjithë grupin e Berishës.
SHBA-të kanë ndjerë shqetësim në rritje të frymës anti-amerikane. As në kohë të komunizimit nuk ka patur aq mllef kundër Amerikës. Ka një përqindje të elektoratit të Berishës, që shpreh mllef ndaj SHBA, Yuri Kim, etj. Për këta e gjithë bota është e korruptuar, vetëm Saliu është i ndershëm.
Vendimi i fundit i Departamentit të Thesarit, nuk është interpretuar si duhet. Hidhte një hap më tej për sekuestron e pronave. Berisha nuk ishte në këtë listë. Kjo nuk do të thotë se nuk do të jetë, nëse plani A i Amerikanëve nuk funksionon.
Ka një investim shumë të madh nga qeveria dhe diplomacia, që logo të shkojë aty ku ishte. Pra, vendimi të prishet. Do të bëhet çmos që logo e partisë… Pa logo, pa financa, pa seli, Berisha nuk shkon më shumë se 20-25 deputetët.
Berisha po nxiton të zgjedhë strukturat dhe të rizgjidhet kryetar", tha Spahiu.