AKTUALITET, 18 Prill 2022, 16:18

Sali Berisha refuzon paratë që Kuvendi i ka kaluar për dieta: Merrini mbrapsht nga llogaria!

Sali Berisha refuzon paratë që Kuvendi i ka kaluar për dieta:

Sali Berisha ka refuzuar paratë që Kuvendi i Shqipërisë ka derdhur në llogarinë e tij, për të mbuluar shpenzimet si deputet. Berisha thotë se nuk ka patur dijeni për këto dieta. 

Ai deklaron se nuk i do këto para dhe se do t'i përballojë vetë me të ardhurat e tij shpenzimet. 

Më tej, Berisha i kërkon Parlamentit që ti tërheqë mbrapsht paratë nga llogaria e tij, konkretisht 75,250 lek. 

"Sot nga mediat mesova se ne llogarine time bankare parlamenti ka derdhur per muajin shkurt dieta per mua si dhe per 93 deputete te tjere shumen prej 75250 leke dieta.]
Lidhur me sa me siper deklaroj sa vijon:
1-Une nuk kam patur asnje dijeni per keto dieta.
2- I kerkoj parlamentit ti terheqi ato nga llogaria ime bankare ku i ka derdhur.
3-Une jam deputet i Qarkut te Tiranes dhe si tille nuk do pranoj asnje diete deri ne fund te mandatit.
Levizjet e mia jashte Qarkut te Tirane do ti perballoje me te ardhurat e mia. sb", shkruan Berisha.