AKTUALITET, 18 Prill 2022, 21:45

Sali Berisha zbulon detajet: Ja kur do të shpallim datën për zgjedhjen e kryetarit të PD

Sali Berisha zbulon detajet: Ja kur do të shpallim datën për
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv se Kuvendi i 30 prillit do të zgjedhë Këshillin Kombëtar dhe më pas Këshilli Kombëtar do të zgjedhë kryesinë.

Lideri historik i Partisë Demokratike tregoi se më 30 prill do të shpallet data e zgjedhjes së kryetarit të partisë.

“Kjo është agjenda e 30 prillit. Do shpallet data e zgjedhjes së kryetarit të partisë. Këtë s’ka nevojë ta bëjë Kuvendi, këtë e bën ose Komisioni i Rithemelimit para Kuvendit ose kryesia pas Kuvendit të 30 prillit.”-deklaroi Berisha.