TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sazan Guri ka shpallur kandidaturën për President të Republikës.
Ai ka treguar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, arsyet përse duhet të jetë President i vendit.
Guri rrëfeu edhe një bisedë me bashkëshorten, e cila ishte shqetësuar nga fakti që Gurin e kanë persekutuar dhe nuk i japin projekte. Ai tha se njerëzit e "MJAFT" nuk e duan.
"Një javë përpara gruaja me lot në sy më tha, o burrë cfarë na ke bërë? Do ti lësh fëmijët… I them po pse moj grua? Sepse në një studim për minioritetet, vjen ai me flokë të gjata, shoku i ngushtë i Lali Erit, tha të vijë ta marri kush të dojë projektin vetëm Sazan Guri jo. Gjithë këta të Mjaft, më duan por më duan të pjekur!
Zonja ime e shqetësuar, më tha si do ja lësh fëmijëve këtë lloj barre? Jo i thashë, se do të na ndihmojë Zoti!", tha ndër të tjera Sazan Guri.