TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar pasditen e sotme me strukturat politike të Partisë Socialiste në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka kërkuar angazhim maksimal nga të gjithë eksponentët e partisë për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 9 Nëntor, me fokus të veçantë tek Bashkia e Tiranës.
Në këtë takim, Rama ka bërë ndarjen e zonave të përgjegjësisë për deputetët e PS-së në territorin e Bashkisë Tiranë, duke u kërkuar atyre një prezencë aktive në terren.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se në fushatë do të përfshihen edhe ministra të kabinetit qeveritar, të cilët do të angazhohen drejtpërdrejt për të mbështetur organizimin elektoral në kryeqytet dhe për të garantuar një mobilizim të gjerë të elektoratit.
Rama ka kërkuar që në 9 nëntor PS të sigurojë një fitore sa më të madhe.