AKTUALITET, 14 Prill 2025, 18:07

Mbledhja e ministrave të jashtëm të BE-së, Marta Kos: Vendet e Unionit mbështesin integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane

Mbledhja e ministrave të jashtëm të BE-së, Marta Kos: Vendet

Komisionerja për Zgjerim thotë se kryediplomatët e Bashkimit Evropian dhanë mesazh të qartë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në një postim nërrjetin social X, komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos tha se “BE-ja mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor” ishte mesazhi nga diskutimi ndërmjet shteteve anëtare të Unionit dhe ministrave të jashtëm të rajonit.

“Ky ishte mesazhi i qartë nga diskutimet e sotme në Këshillin e Punëve të Jashtme me Ministrat nga rajoni dhe Shtetet Anëtare të BE-së”, shkroi ajo në X.