TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një elektricist rreth 30 vjeç ka ndërruar jetë teksa ishte duke punuar në Divjakë. Bëhet fjalë për Xhuljo Shtëmbari, i cili po punonte për riparimin e linjës Mërtish – Gradishtë.
Raportohet se shkak ka qenë një gabim në komunikim pasi Shtëmbarit i është thënë se linja është stakuar dhe ky i fundit është ngjitur të kryejë punime dhe ka mbetur i vdekur në vend nga rryma elektrike.
Policia shkoi në vendngjarje dhe kreu procedurat për të zbardhur ngjarjen.