TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy gra shqiptare nga Shkodra, partnere në një marrëdhënie lesbike, kanë fituar azil në Mbretërinë e Bashkuar pas një beteje të gjatë ligjore, duke dëshmuar për përjetime të rënda dhune në Shqipëri, abuzimi dhe persekutimi për shkak të orientimit të tyre seksual.
Sipas deklaratave të dhëna në gjykatë, gratë rrëfyen se ishin rrëmbyer nga burra me maska, ishin përdhunuar dhe ishin keqtrajtuar fizikisht dhe verbalist në mënyrë të përsëritur, vetëm sepse ishin lezbike. Ato deklaruan gjithashtu se ishin trafikuar dhe mbajtur nën kërcënim, pa ndihmë apo mbështetje nga askush.
Çifti deklaroi se kjo ndodhi pasi ato u panë duke u puthur, gjë që çoi në kapjen, ndalimin dhe dhunimin e tyre. Për këtë arsye, sipas tyre, do të ishte tepër e rrezikshme të deportoheshin në Shqipëri.
Çifti kishte kishte kërkuar mbrojtje, duke shpjeguar se kthimi në Shqipëri do të ishte kthim në një realitet të pasigurt, të mbushur me frikë dhe përndjekje. Gjykata britanike e mori seriozisht dëshminë e tyre, duke marrë në konsideratë raportet ndërkombëtare mbi gjendjen e komunitetit LGBTQ+ në Shqipëri, ku diskriminimi dhe dhuna mbeten ende të përhapura.
Gjykata vlerësoi rastin si një shembull i qartë i rrezikut që u kanoset personave LGBTQ+ në Shqipëri, ku, ndonëse ekzistojnë disa ligje mbrojtëse kundër diskriminimit, realiteti social dhe mentaliteti patriarkal shpeshherë i lënë pa mbrojtje. Në vendimin përfundimtar, gjykata pranoi se kthimi i tyre do të përbënte shkelje të të drejtave të njeriut dhe u dha të drejtën e qëndrimit në Britani.