AKTUALITET, 14 Prill 2025, 13:42

Këshillë e LaCivita 'ulja e armëve' ndaj drejtësisë? Berisha: Është kundërshtar i palëkundur i politizimit të drejtësisë!

Këshillë e LaCivita 'ulja e armëve' ndaj

Kryetari i PD Sali Berisha po mban në selinë blu konferencën për media të së hënës.

I pyetur nga gazetaret në lidhje me uljen e toneve ndaj drejtësisë dhe nëse kjo është një këshillë e dhënë nga këshilltari i fushatës Chris Lacivita, Berisha u përgjigj se strategu i fushatës së Trump është kundërshtari më i palëkundur i politizimit të drejtësisë.

“LaCivita është një kundërshtar i vendosur dhe i palëkundur i politizimit të drejtësisë. E ka të qartë se nëse ka 2 vende në botë ku drejtësia u politizua janë SHBA dhe Shqipëria”, tha ai.