AKTUALITET, 5 Shkurt 2026, 17:25

Spiropali merr pjesë në Mëngjesin e Lutjeve: Besimi është themeli i forcës së shoqërisë njerëzore

Spiropali merr pjesë në Mëngjesin e Lutjeve: Besimi

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ndodhet në Washington DC, ku mori pjesë në Mëngjesin e Lutjeve.

Kjo është një ngjarje me prezencën e Presidentit Trump, si dhe udhëheqësve politikë, shoqërorë dhe fetarë.

Në një postim në Facebook, Spiropali theksoi rëndësinë e këtij momenti: “Moment solemn që na kujton se besimi është themeli i forcës së shoqërisë njerëzore.”.