AKTUALITET, 3 Dhjetor 2023, 14:44

Mbërriti me automjetin e mbushur me drogë, dalin pamjet kur shefi i kufirit i bën shenjë “Passatit” që të kalojë pa u kontrolluar (VIDEO)

Mbërriti me automjetin e mbushur me drogë, dalin pamjet kur shefi i
Stiljan Pasho

Ndërkohë që gjykata la prapa hekurave ish-kryekomisarin Stiljan Pasho, me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit në Korçë, janë siguruar pamjet e kamerave të sigurisë në pikën e kalimit kufitar kur transportuesit e drogës kalojnë lëndën narkotike pa u kontrolluar.

Zyrtari i lartë policor u arrestua më 30 nëntor, pasi nëpërmjet doganës së Kapshticës kaluan drejt Greqisë plotë 26 kg kanabis.

Në video shihet momenti kur Pasho bën me shenjë që mjeti i mbushur me kanabis dhe i drejtuar nga Lorenco Lika të kalojë kufirin pa u kontrolluar. Avokati pretendoi se Pasho nuk kishte dijeni për drogën.

Nëpërmjet mjetit tip “Passat” ku ndodhej lënda narkptike, Pasho kishte mbërritur në pikën e kalimit kufitar. Droga u sekuestrua nga autoritetet greke ndërsa në pranga ra edhe 36-vjeçari. Policia sekuestroi edhe 3 mijë euro dhe 3 telefona celularë.