TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 31-vjeçare shqiptare është përplasur për vdekje nga një makinë tip fuoristradë në Rimini të Italisë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, ku e reja identiteti i së cilës nuk bëhet i dihet ende, ka qenë në shoqërinë e një 21-vjecareje me origjinë indiane dhe të dyja duke ecur anash në rrugë janë përplasur nga makina.
31-vjeçarja shqiptarja ka ndërruar jetë në vend ndërkohë e reja indiane ndodhet në spital në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
Policia italiane ka arrestuar drejtuesin e mjetit i cili gjatë deklaratës së tij ka thënë se nuk i ka parë. Sipas mediave italiane ai është rreth 60 vjeç dhe ishte duke shoqëruar një të afërm në spital. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.