TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 42-vjeçar shqiptar është gjetur pa shenja jete në burgun e Trikallës në Greqi. Sipas mediave në shtetin fqinj, personi dyshohet se ka vdekur për shkaqe natyrale.
Raportohet se i dënuari shqiptar ishte gjetur pa shenja jete në qeli. Ai është transportuar për në spital, ku më pas është konfirmuar edhe vdekja e tij.
Ndërkohë është urdhëruar kryerja e autopsisë, e cila do të zbardhë edhe shkakun e vërtetë të vdekjes së të dënuarit shqiptar.