TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama një konferencën më gazetarë ditën e sotme (25 gusht), ka komentuar dixhitalizimin e shërbimeve nga Kadastra, gjë e cila ka sjellë probleme në aplikimet e bëra nga qytetarët dhe noterët.
“Me blu janë aplikimet hyrëse më portokalli janë përgjigjët. Shiko si është realiteti. Nuk diskutohet që sistemi nuk funksion, sistemi gjeneron të dhëna, njerëzit që merren me ketë punë bëjnë stimulime për të parë funksionimin e tij. Jemi në fazën që sistemi të mësohen nga ata që të përdorin.
Noterë, sekserë, buburreca brenda në kadastër, nuk ka më pushtet në aplikimin e qytetarit. Dhe nga analizat e bëra 30% e aplikimeve të noterëve, bëjnë gabime. Sistemit nuk i futesh dot mik, o ta pranon o nuk ta pranon. Ose bëjë si duhet ose nuk pranohet.
Një e dhënë tjetër, është që me sistemin e ri është bërë një operacion masiv i aplikimeve të mbetura që do të thotë kthim përgjigje për prapambetjet në çdo drejtim. Pavarësisht punës së bërë për llahtarin që trashëguam, sistemi nuk ishte i drejt. Sistemi thotë që ka aplikuar i pari ky person ky merr përgjigjen i pari.
Përpunimi i aplikimeve ka vijuar sipas kapaciteteve, por sot nga një anë sistemi digjital nuk ka probleme, por kultura e punës, njerëzit e mësuar ndryshe dhe çdo punonjësi që e nxirrnin muajin jo më rrogën por me ndere, krijojnë ngërçin e tyre”, tha Rama.