TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy vajza italiane janë arrestuar në Kakavijë pasi janë kapur me lëndë narkotike.
Policia bën me dije se Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetaset L. C., 33 vjeçe dhe E. I., 29 vjeçe, banuese në Romë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tyre, në vijën e dytë, në pkk Kakavije, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.