AKTUALITET, 25 Gusht 2023, 14:54

Policia spanjolle sekuestron sasi rekord kokaine, kapen në port 9.5 tonë drogë, e destinuar për 30 grupe kriminale

Policia spanjolle sekuestron sasi rekord kokaine, kapen në port 9.5

Policia e Spanjës ka sekuestruar një sasi rekord kokaine, plot 9.5 tonë. Mësohet se aksioni i policisë është zhvilluar në portin e Algeciras.

Sipas mediave të huaja, kokaina u gjet në kontejner me banane dhe mendohet se ishte nisur nga Ekuadori

Sakaq deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar, ndërsa policia thotë se droga ishte destinuar për 30 grupe kriminale