TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mjeku anestezist reanimator Apostol Vaso ka njoftuar se është shkarkuar nga detyra si mjek pranë spitalit të Traumës. Sipas tij shkak për shkarkim ishte se “ka zero kredite nga Qendra e Edukimit ne Vazhdim” dhe nuk mund të pajiset me licencë nga Urdhëri i Mjekut.
Pas shkarkimit ai shkruan se i mbetet “të dalë e të lypë për të siguruar jetesën”, “të zhduket nga sytë këmbët” ose “të sfidojë këdo qoftë edhe i vetëm”.
Ai shprehet me ironi se strukturave të vlerësimit të aftësise punonjësve shëndetësore nuk u interesojnë puna shkencore apo nominimet dhe citimet në revistat më të mëdha të shkencës mjekësore në botë.