AKTUALITET, 18 Nëntor 2022, 13:03

"Protesta tjetër më 6 dhjetor?"/ Berisha: Datën e vendosim sot, mikpritje për samitin BE-Ballkani Perëndimor

"Protesta tjetër më 6 dhjetor?"/ Berisha: Datën e

Kreu i PD-së, Sali Berisha tha sot se Kryesia e PD-së në mbledhjen e ditës së sotme do të vendosë nëse protesta do të mbahet në datën 6 dhjetor, kur në Tiranë do mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, apo në një tjetër ditë.

Berisha theksoi se protesta do të jetë paqësore dhe nuk do krijojë “asnjë lloj vështirësie përvecse mikpritje për samitin e krerëve të qeverive të vendeve të BE por duke nderuar Shqipërinë me një përfaqësim tjetër nga ai që bën Rama të qytetarëve shqiptarë për të sjellë në arenë probleme të tmerrshme madhore me të cilat përballen shqitparët nga një plackitës i votës një njeri që ka vendosur monizmin në Shqipëri e që vjedh pasuritë e këtij vendi”.

"Protestat, sot është mbledhja e kryesisë e do të sugjeroj vendimin për protestën e radhës. Evropa vjen në Tiranë, Shqipëria duhet të vijë në Evropë në Tiranë. Koncepti im është për të paraqitur gjithë këto probleme të tmerrshme në mënyrën më paqësore, më dinjitoze e duke garantuar asnjë lloj vështirësie përveçse mikpritje për samitin e krerëve të qeverive të vendeve të BE, por duke nderuar Shqipërinë me një përfaqësim tjetër nga ai që bën Rama të qytetarëve shqiptarë për të sjellë në arenë probleme të tmerrshme madhore me të cilat përballen shqiptarët nga një plaçkitës i votës një njeri që ka vendosur monizmin në Shqipëri e që vjedh pasuritë e këtij vendi.

Se cila do jetë dita këtë do e përcaktojë kryesia e partisë, por kjo është rast për gjithë shqiptarët për të madh e të vogël, opozitarë e socialistë për të sjellë në skenë problematikën e madhe me të cilën përballlen ata.

A do jetë i njëjti skenar ?

Protesta e parë dridhi themelet e regjimit të narkoshtetit shqiptar, ishte triumfi i popullit opozitar mbi narkokracinë, monizmin e plotë.

Protesta e dytë, them varet nga dita, nuk është caktuar akoma, por ajo synon të sjellë në skenë problematikën që kanë shqiptarët për shkak të kësaj qeverie me në krye Ramën, të vërtetat e mëdha të kombit duhet të dalin një nga një.

Ngjarje shumë e rëndësishme për vendin e diktuar nga gjeopolitika por populli që sot paraqitet si popull gomonesh të thotë të vërtetat e tij në mënyrën më demokratike se ne nuk kërkojmë..protesta do jetë qëllimi i saj, populli i gomoneve është bërë nga Edi Rama ndaj dhe ne duhet të paraqitemi me dinjitet si avoketër të vlerave para botës dhe Evropës. Por mos e merrni datë të përcaktuar"-tha Berisha.