AKTUALITET, 18 Nëntor 2022, 12:37

Berisha kërkon ndëshkimin e Ramës për inceneratorët: Më mirë të veprojë SPAK se sa t’i bëjnë gjyq publik qytetarët

Berisha kërkon ndëshkimin e Ramës për inceneratorët:
Berisha në konferencën me gazetarët

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kryetari i PD-së Sali Berisha e ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjës kryesor për atë që opozita e quan afera e inceneratorëve. 

"Shqipërinë e kanë mbërthyer si një gaforre aferat korruptive të Edi Ramës, qeveritarëve dhe familjarëve të tij. SKAP-i i partisë po bën gjithçka për të mbyllur aferën e djegësave. SKAP-i përpiqet ta mbulojë, por nuk e mbulon dot se përveç firmës antiligjore që Rama vendosi, ai vendosi së bashku me Agaçin dhe Ahmetin të fusë duart në fondin e Këshillit të Ministrave dhe të transferojë para në ministrinë e Mjedisit për inceneratorin në një kohë kur nuk kishte asnjë qindarkë për këtë objekt"-tha Berisha.

Sipas kreut të PD-së, SPAK-u po kryen një vepër penale që nuk po vepron.

"SKAP-i nuk mund ta shpëtojë kurrë Edi Ramën. Më mirë të veprojë ai se sa t’i bëjnë gjyq publik qytetarët. Gjyqi publik do të jetë i pashmangshëm"-tha kreu i PD-së.