TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rasti i 22-vjeçares nga Kenia, për aktivisten Xheni Karaj nuk ka ngjallur reagim për shkak të origjinës.
Ajo tha në “EuroNews Albania” se e njëjta gjë nuk do të ndodhte për një të dhunuar nga një vend perëndimor.
“Vjen nga Kenia, nga një vend i varfër, nga një vend ku institucionet nuk iu kërkojnë llogari institucioneve shqiptare se çfarë po ndodh me qytetarët e tyre, se unë jam e sigurt nëse një rast i tillë do i kishte ndodhur një qytetari francez, amerikan, anglez, e kujtdo vendi perëndimor këtu do ishte bërë nami,” – tha Karaj.
Sipas saj në kushte të tjera do çoheshin në këmbë gjithë institucionet, por fakti që e dhunuara është nga Kenia e ka mbajtur situatën më në kontroll.
22-vjeçarja nga Kenia me iniciale J.A punonte në një nga kazinotë e kryeqytetit dhe mesnatën e 13 gushtit ajo humbi kontakte me familjarët e saj.
Kanë qenë shoqet e saj që e kanë identifikuar në gjendje kritike për jetën. Ajo është transportuar fillimisht në QSUT dhe më pas drejt Spitalit të Traumës.
Mjekët bëjnë me dije se e reja ka 3 brinjë dhe kocka të thyera, lëndime në dorë dhe stomak si dhe dëmtime në tru.