AKTUALITET, 18 Nëntor 2022, 12:04

Dyshohet se vrau gruan me çekiç në Itali, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për shqiptarin

Dyshohet se vrau gruan me çekiç në Itali, prokuroria
Dorina dhe Gëzim Alla

Është kërkuar burg i përjetshëm për shqiptarin Gëzim Alla, i cili dyshohet se vrau gruan e tij në Itali. Ngjarja kriminale ndodhi më 18 Prill 2021 ku Gëzim Alla dyshohet se goditi me çekan gruan e tij Dorina Alla , në Pove del Grappa , në provincën e Vicenza-s.

Për muratorin shqiptar 52-vjeçar Gezim Alla , prokurori ka kërkuar burgim të përjetshëm. Kërkesa për gjyqtarët e Gjykatës së Asociimit erdhi pas më shumë se dy orësh aktakuzë.

Krimi është kryer brenda shtëpisë së bashkëshortëve teksa fëmijët e çiftit ndodheshin në shtëpi, të mbyllur në dhomën e gjumit. Ka qenë vetë burri që ka thirrur karabinierët dhe më pas është dorëzuar.