TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish kryeministri Sali Berisha reagoi pasi dje Rama e mbrojti projektin e portit të Duësit duke thënë se i njëjti investitor po ndërtonte edhe në Zagreb të Kroacisë, ndërkohë që projekti 'Manhatan" u anulua në tetor 2020 pas protestave qytetare. Berisha denoncoi kreun e qeverisë Edi Rama për deklaratën e bërë lidhur me investitorin arab që do të ndërtojë dhe Portin e jahteve në Durrës, duke thënë se kryeministri po “mashtron nga babëzia”.
"Përshëndes qytetarët e Zagrebit që hodhën në koshin e plehrave projektin e Manhatanit të Eagle Hills
Unë jam këtu për të përshëndetur qytetarët e Zagrebit, të cilët hodhën në kosh të plehrave, Manhatanin e Eagle Hills. Një kompani, nga më obskuret, një kompani, e cila e lidhur me vëllezërit Kariç, dhe të lidhur të gjithë me Lukashenkon dhe Vuçiçin.
Edi Rama mbrëmë paraqiste kompaninë Eagle Hills si kompaninë që do ndërtonte Manhatanin e Zagrebit, në një kohë kur qytetarët e kishin hedhur në kosh projektin. Shikoni ku e çon babëzia për Portin e Durrësit, që të mashtrojë publikisht.
Përveç kësaj, kryetari i Bashkisë së Zagrebit kishte hapur garë, se nuk e kishte të veten kompaninë. Kurse Rama nuk hap garë, se e ka të veten kompaninë. 60 përqindëshin e ka të veten"-tha Berisha.