AKTUALITET, 14 Shtator 2025, 16:52

Materniteti "Mbretëresha Geraldinë": 10 mami janë njëherësh në pritje të ëmbël

Materniteti "Mbretëresha Geraldinë": 10 mami janë

Materniteti "Mbretëresha Geraldinë" në Tiranë, njoftoi përmes një postimi të veçantë se 10 mami që kujdesen për gratë shtatzëna, janë vetë në pritje të ëmbël.

Përmes një postimi në rrjetet sociale në faqen zyrtare të maternitetit, teksa vihet në theks puna e tyre e palodhur, nga ana tjetër nënvizohet se kjo është një dhuratë e rrallë.

"Nga duart që kujdesen për jetën, tek zemrat që mbajnë jetë brenda tyre.

Në SUOGJ "Mbretëresha Geraldinë", 10 mami po përjetojnë së bashku mrekullinë e shtatzënisë.

Ato që çdo ditë kujdesen me përkushtim maksimal për gruan, nënën dhe foshnjen, sot mbajnë edhe vetë bekimin më të madh - Jetën brenda tyre

Një dhuratë e rrallë që na emocionon të gjithëve!", shkruhet në postim.