TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të tjera detaje kanë dalë nga operacioni i kryer në Shqipëri në bashkëpunim me autoritetet italiane, ku u arrestuan 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 5 të tjerë për mashtrime online në Call Cener, në shuma prej miliona eurosh.
Së fundmi ka reaguar edhe SPAK për këtë ngjarje, përfaqësuesi i të cilit shprehet se transferta e parave kryhej në kohë reale.
Ai shtoi se ky operacion i madh policor u zhvillua në disa shtete, pasi shtrirja e kësaj organizate kriminale sipas tij, ishte në shumë vende të Europës.
Sipas tij, grupi kriminal kishin në përbërje të tyre 2 prej konsulentëve më të mirë financiarë në Itali, për të realizuar mashtrimin e qytetarëve.
“Në kohë reali realizonte transfertat e parave. Mjaft të shpeshta ishin edhe përdorimi i emaileve. Jo në pak raste, ata bëheshin agresiv. Në raste të tjera viktimave me vullnet të lirë u jepej akses për kryerjen e veprimeve deri sa tregu arrinte luhatjet e përshtatshme. Analiza e llogarive bankare ka përfshirë shtete të ndryshme, për të zbuluar këtë aktivitet. Grupi kishte si pjesë të tyre dy konsulentët më të suksesshëm financiar italian, për mashtrimin e qytetarëve”, u shpreh përfaqësuesi i SPAK”, u shpreh përfaqësuesi i SPAK.
Kujtojmë se Sipas mediave italiane, hetimet kanë zbuluar një skemë kriminale komplekse, e cila përfshinte pastrimin e parave të vjedhura në vende të ndryshme të BE-së, përfshirë Qipron, Lituaninë, Estonin, Holandën dhe Gjermaninë, dhe shndërrimin e tyre në kripto-valuta.
Hetimet kanë zbuluar gjithashtu rreth 90 mijë kontakte telefonike të shtetasve italianë, për përdorim të operatorëve call center, që u propozoheshin investime false.
Sipas Rainews, Në Tiranë u sekuestruan dy call center me mbi 60 stacione pune të pajisura me kompjuter personal dhe dy serverë të lidhur me stacionet e punës.
Në të njëjtën kohë në Itali u sekuestrua serveri i përdorur nga organizata kriminale për të “errësuar” gjurmët e saj kompjuterike dhe për të penguar hetimet.
Mediat italiane shkruajnë se anëtarët e organizatës dyshohet se kanë mashtruar qindra shtetas italianë për disa milionë euro.
Por kjo mund të jetë vetëm maja e ajsbergut. Gjatë më shumë se 42 mijë përgjimeve të kryera nga hetuesit italianë doli se sa të aftë ishin mashtruesit në teknikat e bindjes, deri aty sa të mashtruarit kanë hyrë në borxhe për të paguar qindra mijëra euro me kalimin e kohës.
Operacioni i koduar “Dream Earnings” ka goditur një organizatë që mashtronte qytetarët me anë të tregtimit të rremë në internet.
Hetimet u koordinuan nga Prokuroria Publike Pordenone dhe Policia Shqiptare, si dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.