AKTUALITET, 26 Tetor 2022, 10:18

Zgjedhjet lokale/ Meta shkon në zyrën e Berishës, takim me kreun e PD

Zgjedhjet lokale/ Meta shkon në zyrën e Berishës, takim me kreun

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po zhvillon  një takim me kreun e PD, Sali Berisha dhe deputetin Flamur Noka.

Takimi po zhvillohet në selinë blu.

Takimi vjen vetëm dy ditë pasi presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar 14 majin 2023 si ditën e zgjedhjeve lokale.

Kujtojmë që Sali Berisha dhe Ilir Meta janë shprehur hapur për të mbështetur kandidatët e opozitës në zgjedhjet lokale. Kreu i PL-së ka deklaruar se nuk do të sfidojë asnjë kandidat për kryetar bashkie të propozuar nga PD, ndërsa është shprehur se fokusi janë këshillat bashkiakë.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka nisur procesin e primares për të përzgjedhur kandidatët që do të garojnë përballë atyre të Partisë Socialiste.