TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

SPAK ka dalë në një konferencë të përbashkët me autoritete italiane për të dhënë detaje nga operacioni përbashkët midis dy vendeve për çmontimin e një rrjeti mashtrues shqiptarësh që zhvatën miliona euro nga qytetarët italianë nëpërmjet mashtrimit në bursë me call center.
Prokurori Eneid Nakuçi tha se viktimat ishin kryesisht shtëpiakë, pensionistë që kishin dëshirë të fitonin para me lehtësi.
“Kryesisht viktimat ishin shtëpiake, shtëpiakë, pensionistë që kishin dëshirë të fitonin para me lehtësi. Besnikëria e klientit ishte kaq efikase saqë viktima e kishte lejuar mashtruesin të hynte në kompjuterin e tyre.
Kur viktimat refuzonin mashtruesit bëheshin agresivë, duke i kërcënuar me të dhënat personale që kishin. Mashtronin nëpërmjet blerjeve në Amazon dhe investimeve në Bitcoin”, tha Prokurori Eneid Nakuçi.