AKTUALITET, 23 July 2026, 19:38

Dita e 54-t e protestës, qytetarët parulla ironike për politikën: Llogaridhënia është detyrë!

Në ditën e 54-t të protestës dhe rezistencës popullore në Tiranë për rrëzimin e qeverisë, largimin e Edi Ramës, Sali Berishës dhe klasës së vjetër politike, qytetarët nuk i kanë munguar apo kursyer thirrjet dhe parullat e tyre plotë sarkazëm, ironi dhe shpoti.

Të mbledhur në sheshin “Skënderbej” sot, pak para se të nisnin marshimin e përnatshëm dhe të kthyer në një rit të jashtëzakonshëm, ata mbanin pankartat dhe parullat e larmishme.

Spikasnin ato me goditje të sistemit të vjetër politik, apo “matematikës së Zeqinesë”. Qytetarët shpreheshin ndër të tjera për qëndresën e tyre dhe arsyet e forta për të vazhduar.