AKTUALITET, 25 Tetor 2022, 22:54

Përflitet si rivali i mundshëm i Erion Veliajt në zgjedhjet lokale, Ilir Alimehmeti nis takimet me qytetarët në Tiranë: Vota jote, jo e kryetarit!

Përflitet si rivali i mundshëm i Erion Veliajt në zgjedhjet

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, i cili shihet si një nga kandidaturat favorite në radhët e opozitës për të dalë përballë kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në zgjedhjet e ardhshme lokale, ka nisur takimet me qytetarët.

Mbrëmjen e sotme ai ka ndarë një foto në rrjetet sociale me përfaqësues të PD në degat 3 dhe 4 në kryeqytet në zonën e rrugës Bardhyl.

Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme, Alimehmeti ka vendosur në kopertinën e tij në rrjetet sociale një foto ku bën thirrje për votime në primare, “vota jote, jo e kryetarit”.

Përflitet si rivali i mundshëm i Erion Veliajt në zgjedhjet