AKTUALITET, 26 Tetor 2022, 07:59

Ish-drejtori i SHIK-ut: E pamundur që një dosje e ish-Sigurimit të eliminohet, fshihet apo sajohet

Ish-drejtori i SHIK-ut: E pamundur që një dosje e ish-Sigurimit
Irakli Koçollari

Ish-drejtori i SHIK, Irakli Koçollari, u shpreh mbrëmë për "Opinion" se është e pamundur që një dosje e ish-Sigurimit të Shtetit të eliminohet, fshihet apo të zhduket. Po ashtu ai tha se është e pamundur që një e tillë të sajohet nga fillimi. Sipas Koçollarit, materialet janë të mikrofilmuara të gjitha.

Blendi Fevziu: Meqenëse çështja e hapjes së dosjeve, kontrollit, verifikimit të figurave, përfundimisht u mor një vendim nga parlamenti edhe pse është shumë vonë se 32 vjet kanë vdekur bashkëpunëtorë, kanë vdekur personat e ruajtur. Ju jeni i sigurt që asnjë dosje nuk mund të eliminohet, nuk mund të fshihet, nuk mund të zhduket? Dhe nuk mund të sajohet nga fillimi.

Irakli Koçollari: Absolutisht jo! Është e pamundur. Verifikohet menjëherë.

Blendi Fevziu: Pra nuk sajohet dot dosje, nuk fshihet dot dosje, nuk fshihet dot bashkëpunëtor, nuk fshihet dot skedë bashkëpunëtori.

Irakli Koçollari: Jo!

Blendi Fevziu: Është e vërtetë që materialet janë dhe në skeda, dhe në mikrofilma?

Irakli Koçollari: Patjetër. Të mikrofilmuara të tëra. Edhe nëse ai ka hequr dy fletë do të gjendet diku. Një profesionist di ta gjejë.