AKTUALITET, 23 July 2026, 17:43

Zjarri në Bregas dhe Shelegar ende jashtë kontrollit, banorët ndihmojnë zjarrfikësit, aktivizohen edhe mjetet ajrore

Zjarri vijon të jetë aktiv në zonat Bregas dhe Shelegar të Sarandës, ku banorë të fshatrave janë bashkuar me ekipet e shpëtimit në terren për të frenuar përhapjen e flakëve. Për shkak të terrenit të thyer dhe të vështirë, banorët po ndihmojnë edhe me mjete rrethanore në përpjekjet për izolimin e vatrave të zjarrit.

Gjatë ndërhyrjes, një zjarrfikës është lënduar në këmbë pasi ka rrëshqitur në terren, duke mbetur për disa momente pranë flakëve. Banorët e zonës i kanë ardhur menjëherë në ndihmë, duke njoftuar ambulancën dhe duke e transportuar nga zona e rrezikut deri te mjeti i urgjencës.

Ndërkohë, operacioni për shuarjen e zjarrit vijon. Në ndihmë të forcave në terren ka mbërritur edhe një helikopter, i cili po ndërhyn për neutralizimin e flakëve.