AKTUALITET, 26 Tetor 2022, 10:46

Meta flet pas takimit: I propozova Berishës emrin për Kryetarin e Këshillit Bashkiak për Tiranën

Meta flet pas takimit: I propozova Berishës emrin për Kryetarin e

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, foli për mediat pas takimit me kreun e PD-së, Sali Berisha.

Ai tha se në fokus të diskutimeve ishin zgjedhjet lokale të 14 majit. Meta tha se PL do të fusë kandidatët e saj në zgjedhjet për primaret që do të bëjë PD.

Ndërsa shtoi se i ka propozuar emrin e një superpolitikani Berishës, për të qenë kryetari i ardhshëm i këshillit Bashkiak të Tiranës.

Meta: Kryetari i ardhshëm i Bashkisë, i opozitës së vërtetë që do të triumfojë dhe kryetari i ardhshëm i Këshillit të Bashkisë do të bëjë spektakël.

Partia e Lirisë respekton primaret është risi e jashtëzakonshme, kemi kërkuar që sa më shpejt të realizohet ky proces. Kudo që ne kemi kandidat të cilët premtojnë do t’i përfshijmë në primaret e përbashkëta me PD. E rëndësishme që kandidatët të respektojnë njëri tjetrin, ai që përdor primaret për të sulmuar kandidatët e tjerë përjashtohet nga gara.

Pyetje: A keni ndonjë emër?

Meta: Nuk kam patur asnjë diskutim për emrin që do të jetë në Tiranë apo kudo tjetër. I kam propozuar një emër Berishës që ai e priti me shumë kënaqësi. Parlamenti i ardhshëm i Tiranës do të jetë shumë i rëndësishëm.