TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes pamje nga Kepi i Rodonit, pas shembjes së ndërtimeve pa leje në zonë.
Në postimin kreu i qeveris shkruan bashkangjitur pamjeve nga terreni, duke theksuar se forcat e xhenjos janë në terren për të pastruar volumet e mëdha të inerteve të mbetura nga ndërtimet e paligjshme.
“MIRËMËNGJES ???? dhe me rivendosjen e rendit ligjor në trupin e mrekullueshëm të Kepit të Rodonit, ku u shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun” e ku tanimë forcat e xhenjos po pastrojnë volumet e mëdha të inerteve, si edhe me vullnetin e plotë për ta vazhduar këtë kthesë të re për Rilindjen Urbane 2.0, ju uroj një ditë të mbarë✋❤️”, shkruan Rama.