TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të marte Zef Ngjeçi, pasagjer në automjetin tip "Benz" me drejtues N.S., i cili po ashtu humbi jetën ditën e djeshme, pasi u aksidentuan në Golaj të Hasit, me një makinë të të njëjtit lloj, dhe me shofer N.L..
Aksidenti ndodhi rreth orës 19:50, ndërsa shoferi me inicialet N.S. u tranposrtua në spital pas dëmtive që mori nga përplasja automobilistike.
"Krumë/Informacion paraprak. Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë-Golaj, shtetasi N. L., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. S., dhe pasagjer shtetasin Z. N.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi N. S., si dhe kanë mbetur të lënduar drejtuesi tjetër i automjetit, shtetasi N. L., dhe pasagjeri shtetasi Z. N., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën",- njoftonte dje policia.