AKTUALITET, 10 Mars 2025, 15:20

“Burgjet e hapura” nuk shkel Kodin Zgjedhor/ KAS: Nisma e PS nuk është ligj me efekt elektoral

“Burgjet e hapura” nuk shkel Kodin Zgjedhor/ KAS: Nisma e PS nuk

Nisma e socialistëve për “Burgjet e Hapura” nuk është ligj me efekt elektoral.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve i hapi rrugë Kuvendit për miratimin e projektligjit , i cili u mundëson të dënuarve që u kanë mbetur më pak se 2.6 vjet burgim të mund të punojnë  jashtë institucionit të vuajtjes së denimit me kusht që të kenë një kontratë të rregullt pune.

nismëtari i projektligjit, Nasip Naço tha se dokumenti është dorëzuar në kuvend brenda parashikimeve ligjore teksa garanton se qëllimi nuk është amnistia e plotë e të burgosurve.

Edhe më herët, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve i ka dhënë të drejtë Kuvendit edhe për dy projektligje të tjera. Paketën e Maleve dhe ndryshimet në skemën e TVSH për bujqësinë.