AKTUALITET, 27 Shkurt 2024, 10:42

Masakra e "Don Boskos", gazetari jep detaje: Si e largoi punonjësi i karotrecit vrasësin

Masakra e "Don Boskos", gazetari jep detaje: Si e largoi

Gazetari Eni Ferhati ka treguar dinamikën e vrasjes së Erion Çelës në Don Bosko, e cila rezultoi se ishte një ngatërrim objektivi.

Ferhati tha se objektivi i vrasjes ishte vëllai i Erion Hasanbelliut dhe porositës Kasandër Noga.

Ai tha se vrasësi i dyshuar K. S. (Z) u ndihmua nga një punonjës i një karotreci për të larguar nga vendi i ngjarjes pas krimit.

“Është provuar vrasja e gabuar e Erion Çelës në zonën e Don Boskos, e cila ishte një ngatërrim objektivi. Në shënjestër ishte vëllai i Erion Hasenbelliut.

E reja e këtij operacioni që nuk e di pse u trumbetua me kaq të madhe nga Policia e Tiranës, ishte vetëm implikimi i një punonjësi karotreci për të larguar nga autorët e dyshuar pas ngjarjes, pikërisht K. S. (Z), nga Don Bosko me anë të një automjeti.

Katër nga masat e sigurisë janë ekzekutuar me burg. Vëllezërit Beqiraj jenë në burg. U arrestuan disa persona. Ngjarje të tilla është mirë që të rihetohen, por për mua nuk ka sjellë asgjë të re”, tha Ferhati.