TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Anaid Kaloti, influencer dhe sipërmarrës, duke folur në emisionin ‘Të Paekspozuarit” në MCN TV, e cilësoi Tik Tok-un një spektakël të madh politik. Ai tha se personazhe që plagosen me njëri-tjetrin i gjen në foto me kryetarin e bashkisë dhe kryeministrin e vendit, madje marrin fonde dhe rrinë me kryeministrin në stadium që t’i rriten edhe atij ndjekësit.
“Tik Tok-u është një spektakël i madh politik, sepse elementë më të rëndësishëm i gjen në foto me kryetarin e bashkisë dhe kryeministrin e vendit dhe këtu nuk ka asgjë për t’u habitur. Njerëz që vijnë nga videot e Tik Tokut duke kërcënuar dhe goditur njëri-tjetrin, me ngjarje që pasohen edhe me tritol e me radhë, ashtu si të mos ketë ndodhur asgjë, i gjen me të parët e këtij vendi. Ka raste kur këta kanë arritur të plagosen me thika dhe pas dy ditësh i sheh në stadium me kryeministrin në foto, e shoh me kryetarin e bashkisë në koncert, e sheh mes Tiranës në spektakël, merr lekë nga bashkia e Tiranës, arrin dhe censurojnë njëri-tjetrin kolegët. Qëndrojnë me kriminelë më të rrezikshëm dhe i ke të dy me kryeministrin në stadium që t’i rriten edhe atij ndjekësit”-tha Kaloti.