AKTUALITET, 26 Shkurt 2024, 22:29

Psikologia: Në TikTok ka bullizëm, ka fëmijë që shohin video p*rnografike

Psikologia: Në TikTok ka bullizëm, ka fëmijë që shohin
Anxhela Peza

Psikologia Anxhela Peza, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se përmes rrjetit social TikTok mund të kuptojmë nivelin e përgjithshëm të shqiptarëve. Në fjalën e saj Peza tha se në TikTok vërejmë shumë bullizëm dhe fëmijëve u krijohet mundësia që të shohin video p*rnografike.

“Ky është një rrjet social ku ka dhe shqiptarë dhe jemi të detyruar të flasim për këtë kategori. Përmes Tiktok kuptojmë nivelin e përgjithshëm të shqiptarëve. Ky është një realitet që ne jetojmë sot dhe informacioni në TikTok është më i shpejtë sot dhe marrim informacione më shpejt sesa diku tjetër. Për personat që paguhen në shuma kaq marramendëse më shqetëson që adoleshentët ekspozohen përballë këtyre shumave. Në TikTok kemi të pranishëm bullizmin. Kemi video të personave të ndryshëm që ekspozojnë pamje p*rnografike. Ne kemi shumë herë video të personave të ndryshëm që bëjnë ftesa seksuale. Kemi fëmijë që futen dhe shohin video pornografike”-tha psikologia.