AKTUALITET, 29 Janar 2024, 11:24

Marrëveshja me Italinë për refugjatët, të rinjtë me pankarta në duar protestë para Gjykatës Kushtetuese: Stop propagandës

Marrëveshja me Italinë për refugjatët, të rinjtë

Të rinj e qytetarë të shoqërisë civile, kanë dalë në protestë ditën e sotme para Gjykatës Kushtetuese, e cila ka marrë në shqyrtim marrëveshjen e firmosur nga Kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Georgia Meloni, për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shëngjin.

Me pankarta ne duar, të rinjtë bëjnë thirrje për anulimin e marrëveshjes, ndërsa shprehen: “Popull refugjatësh, kamp refugjatësh, stop kësaj marrëveshje, stop propagandës”.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese po shqyrton kërkesën e 30 deputetëve të opozitës, të grupit të Berishës dhe të Bardhit, që kërkojnë shfuqizimin e marrëveshjes.

Ndërkohë, dhoma e Deputetëve në Itali ka miratuar me 155 vota pro, 115 kundër dhe dy abstenime projektligjin e ratifikimit të marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët, që parashikon hapjen e dy CPR-ve në territorin shqiptar, për të pritur 3000 refugjatë.

Marrëveshja me Italinë për refugjatët, të rinjtë