AKTUALITET, 29 Janar 2024, 10:46

Kërkoi leje për tu betuar si kryebashkiak i Himarës, Apeli i GJKKO i thotë “JO” sërish Fredi Belerit

Kërkoi leje për tu betuar si kryebashkiak i Himarës, Apeli i

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili kërkoi leje për të shkuar në Himarë dhe për të kryer betimin.

Apeli i GJKKO-së shtyu pak ditë më parë marrjen e vendimit për këtë kërkesë, ndërsa u mbajt ditën e sotme në orën 10:00.

Kujtojmë se Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.