AKTUALITET, 29 Janar 2024, 10:56

Kravata me mbishkrimin “Kryeministri shqiptar” që Ali Ahmeti ia dhuroi Blendi Fevziut u prodhua në Serbi (VIDEO)

Kravata me mbishkrimin “Kryeministri shqiptar” që Ali Ahmeti ia

Dita e djeshme ka qenë një ditë historike për shqiptarët jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por në të gjithë rajonin pasi një kryeministër shqiptar u zgjodh në krye të qeverisë.

Talat Xhaferi u votua me 65 vota pro dhe asnjë kundër si kryeministri i qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë një detaj që tërhoqi vëmendjen në paraqitjen e kreut të BDI-së, Ali Ahmetit dhe Xhaferit ishte kravata, në të cilën shihej se ishte qendisur shkrimi “Kryeministri shqiptar 28 janar 2024”.

Përveç shkrimit një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen ishte dhe firma që ka prodhuar kravatën, “Maruska”.

Brandi”Maruška” është një prodhues serb i mallrave luksoze, që prodhon aksesorë mëndafshi. Ky brand renditur vazhdimisht si marka më e vlefshme serbe.

Ky detaj ka shkaktuar në rrjet reagime.

Kravata me mbishkrimin “Kryeministri shqiptar” që Ali Ahmeti ia

“Made in Serbia. Nuk ka nevoje me ju demasku populli, vetvetiu demaskoheni!” “KRAVATA MADE IN SERBIA”, kanë qenë disa nga komentet e bëra në videon e postuar nga Blendi Fevziu gjatë një interviste me Ahmetin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)