TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati i Fredi Belerit e ka quajtur “me frymë fashiste” vendimin e Apelit të GJKKO-së për të mos lejuar kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës që të betohet.
Përfaqësuesi ligjor i Beleri tha se do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke shtuar se vendimi “stimulon veprimet e qeverisë për ta trajtuar si gjendje të jashtëzakonshme në Himarë”.
Avokati theksoi se kjo bëhet pasi “duan Himarën me çdo kusht”.
“Po dhunohet e drejta e zgjedhjeve, duhet të ishte bërë betimi. Do të bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë. Vendimi ka elementë të frymës fashiste. Stimulon veprimet e qeverisë për ta trajtuar si gjendje të jashtëzakonshme në Himarë, gjë e cila nuk është e vërtetë. Gjykata e la në fuqi pa ndryshuar asnjë pjesë të vendimit.
Nuk u përjashtua gjyqtarja, pas kërkesës tonë. Kjo nuk shtrohet për Fredi Belerin, por duan Himarën me çdo kusht”, tha ai.