TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, nisi sot turneun e tij zyrtar katërditor në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani, sipas burimeve diplomatike. Fidan do të takohet me homologët e tij për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe globale.
Gjatë vizitës së tij, ministri i Jashtëm do të takohet edhe me biznesmenë turq dhe përfaqësues të komuniteteve turke në këto vende.
Ministri Fidan fillimisht ka ndaluar te Xhamia e Namazgjasë.
Në një postim në Facebook, Ministria e Jashtme turke shkruan: “Ministri ynë Hakan Fidan vizitoi Xhaminë e Namazgahut, e cila është në ndërtim e sipër me të mbërritur në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë”, ndërsa ka ndarë disa foto të Fidan nga xhamia.
Xhamia e Namazgjasë është një investim nga shteti turk, që llogaritet të ketë investuar 30 milionë euro për ndërtimin e këtij objekti kulti.
Ishte vetë presidenti Erdogan që vendosi gurin e parë më 13 maj 2015. Sipas projektit "Kompleksi Namazgja" do të jetë qendra më e madhe Islame në Ballkan, e cila do të përfshijë xhaminë, një sallë konferencash, sallë mbledhjeje, një sallë ekspozitash, Muzeun e parë Islam në Ballkan, bibliotekën, zyra, parking, si dhe hapësira të tjera për publikun. Ky kompleks do të ketë një kapacitet të përgjithshëm prej 20.000 metrash katrorë, kurse xhamia do të ketë një kapacitet prej 4.500 vetash, që mund të falen në të njëjtën kohë".
Por, edhe pse ka mbaruar, xhamia nuk po hapet, ndërsa besimtarët falen në Sheshin "Skënderbej", pas pasi presidenti Erdoagan nuk njeh drejtuesit e Komunitetit Mysliman Shqiptar, të cilër konsiderohen pasues të Fetullah Gylen, klerikut të akuzuar nga presidenti turk për grushtin e shtetit të vitit 2016.