AKTUALITET, 29 Janar 2024, 10:24

Banorët e shtëpive të prishura nga tërmeti dalin në protestë para Bashkisë Tiranë: Kemi dy muaj që nuk marrim bonusin

Banorët e shtëpive të prishura nga tërmeti dalin në

Banorët e shtëpive të prishura nga tërmeti po protestojnë ditën e sotme para bashkisë së Tiranës.

Ata shprehen se prej dy muajsh nuk kanë marrë bonusin e qerasë dhe se prej katër vitesh nga fatkeqësia e tërmetit nuk kanë marrë akoma një banesë. 

Qytetarët kanë kërkuar një takim me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. Gjithashtu tregojnë se janë larguar nga shtëpitë e tyre sepse nuk donin të rrezikonin fëmijët dhe se qeveria ju ka premtuar banesa të reja te lagjja "5 maji".