TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pa u mbyllur ende një muaj, në vendin tonë 6 të mitura kanë rënë pre e krimeve seksuale.
Në Divjakë një e mitur 14 vjeç ishte martuar ndërkohë në Pogradec një 12 vjeçare ishte abuzuar seksualisht nga djali i bashkëjetueses së nënës. Ndërkohë tronditës ishte dhe rasti i shfrytëzimit seksual që i ishte bërë për gati 2 vite një vajze tani 16 vjeç nga një 42-vjeçar me profesion mjek duke e prezantuar si gruan e tij të 4. Nga ana tjetër 3 të mitura 15, 16, 17 vjeç në një fshat të Fushë-Krujës shfrytëzoheshin për prostitucion për rreth 6 muaj nga 4 të rinj.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë një debati në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, të enjten e kaluar, ku po diskutohej për ngjarjen e rëndë "martesës" me një 16-vjeçare, krahas 3 grave të tjera të mjekut Dervish Hasi, deklaroi se do të nisë konsultimi për ndryshimin e Kodit Penal, për klasifikimin e poligamisë si një vepër penale.
"Të gjitha institucionet fetare kanë detyrimin të zbatojnë ligjet e vendit njëlloj si të gjitha entet e tjera publike dhe private, sepse Shqipëria është shtet laik!
Kemi bërë gati draftin e Kodit të ri Penal dhe do ta hedhim shumë shpejt për konsultim publik. Poligamia për herë të parë do të ndëshkohet edhe penalisht. Eshtë e ndaluar me ligj por tani do të ndëshkohet edhe penalisht", tha Manja.
"Top Channel" raporton se Kodi Penal do të ndryshojë dhe seksioni i krimeve seksuale nga 8 nene që ka tani do të ketë 23. Sipas Draftit të hedhur për diskutim, mosha për të shprehur dakortësinë për të hyrë në një marrëdhënie seksuale do të rritet nga 14 në 16 vjeç. Po ashtu parashikohet të rritet edhe dënimi.
Sipas ndryshimeve kryerja e akteve me natyrë seksuale me një person të mitur të moshës deri gjashtëmbëdhjetë vjeç, do të dënohet me burgim nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Përjashtim do të ketë vetëm kur I mituri hyn në një raport intim me një person deri në 2 vite më të madh se ai.
Në zë i veçantë i është dhënë dhe veprave penale si dhuna seksuale, ekspozimi i të miturve në akte seksuale, manipulimi, prostitucioni dhe pornografia me të mitur etj.