AKTUALITET, 18 Maj 2025, 12:49

Marrëveshja me Italinë për pensionet, Rama: Motra na solli lajm të mirë...

Marrëveshja me Italinë për pensionet, Rama: Motra na solli lajm

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë një lajm në rrjetet sociale, lidhur me marrëveshjen e Shqipërisë dhe Italisë për pensionet. 

Rama shkruan se kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka sjellë në Tiranë dokumentin final të procesit ligjor mbi zbatimin e marrëveshje. 

"LAJM I MIRË dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit të Komunitetit Politik Europian:
Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë", shkruan Rama.