AKTUALITET, 21 Shtator 2023, 13:34

Manja -opozitës: Kuksianët e kanë ndarë mendjen kë do të votojnë. Mos na thoni të hënën na vodhët votat

Manja -opozitës: Kuksianët e kanë ndarë mendjen kë do

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, teksa replikoi me deputetin e opozitës për Kukësin, u shpreh se për zgjedhjet e pjesshme në Kukës, “kuksianët e kanë ndarë mendjen kë do të votojnë”

“Mos na thoni të hënën na vodhët votat se e keni refren këtë”, deklaroi Manja, ndërsa iu drejtua opozitës duke i thënë se “keni çuar një konditat që premton se do të ndaloj shpopullimi dhe do të rikthej emigrantë nga Tirana në Kukës”.

Ulsi Manja: Kuksianët ditën e djelë keni zgjedhje, kanë dy alternativa ne kemi kandidatin tonë dhe socialistët e Kukësianët e kanë ndarë mendjen do të votojë Arben Halilajn. Do të mbështesin atë. Jeton aty dhe nuk është emigrant në Kukës. E ndien dhimbjen për Kukësin, si ata atje. Nuk telekomandohet nga Tirana. Priteni ditën e djelë me qetësi. E dinë Kuksianët kë do të zgjedhin.

Do e shohim kë do të mbështesin banorët. Unë e mora fjalën për të thënë mos ja qani hallin socialistëve dhe banorëve të Kukësit, se keni çuar një konditat që premton se do të ndaloj shpopullimi dhe do të rikthej emigrantë nga Tirana në Kukës.

Arben Halilaj është një qytetar që është me rrënjë dhe me degë nga Kukësi, kurse kandidati juaj është në Tirana. Mos na thoni të hënën na vodhët votën se e keni refren këtë.